Ekipet e policisë dhe krimteknikës i janë përgjigjur një thirrje të qytetarëve, pasi dyshohej se një trupi i një fëmije të vdekur është varrosur në hapësirën e Qendrën Klinike Universitare në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë

Florie Ahmeti, zëdhënës e Policisë Rajonale të Prishtinës, ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk është gjetur diçka për të cilën dyshohej.

Bëhet e ditur se dikush nga qytetarët ka groposur një kafshë të vogël shtëpiake, e që pastaj kishin lindur dyshimet se është varrosur ndonjë fëmijë.

“Ende nuk e kemi raportin përfundimtar dhe nuk mund të japim më shumë detaje, por rasti është mbyllur, pasi nuk është gjetur ajo për çka dyshohej”, ka thënë Ahmeti.