Iniesta beson se Griezmann do të ishte transferim i qëlluar për Barcelonën.

Antoine Griezmann është duke u kërkuar me ngulm nga Barcelona dhe kapiteni në largim, Andres Iniesta, ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se bëhet fjalë për një super sulmues, të cilin nuk duhet ta lëshojnë nga duart.

“E di se Griezmann është një ndër sulmuesit më të mirë në botë momentalisht, por nuk ia kam idenë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Iniesta.

“Momentalisht, ai është lojtar i Atleticos dhe çfarëdo që them, nuk do të ndryshojë këtë”.

“Nëse i bashkohet Barcelonës, do të jetë transferim i shkëlqyer”, shtoi mes tjerash Iniesta.