Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një rast të vrasjes në tentativë.
Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti kishte therur me thikë viktimën e gjinisë femërore.
Pas tretmanit mjekësor në QKUK, viktima është liruar, ndërkaq që i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.