Një mashkull shqiptar me shtetësi maqedonase është arrestuar nga Policia e Kosovës pasditen e së dielës që e lëmë pas.

Arrestimi i tij ndodhi pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dhe ofenduar zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, njofton Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në rrugën Dëshmorët e Kombit në Hani të Elezit.