Mbi 20 milionë euro në sezon! Kjo është oferta e Atleticos për Griezmannin, por francezi e ka vetëm një objektiv për sezonin e ardhshëm – ta veshi fanellën e Barcelonës.
Gazetari spanjoll i COPE, Manolo Lama, ka bërë të ditur se Atletico Madridi këto ditë i ka bërë një ofertë të re sulmuesit, Antoine Griezman, e cila e kalon shifrën e 20 milionë eurove, vetëm për të qëndruar në “Wanda Metropolitano” edhe sezonin e ardhshëm.
“Atletico Madrid i ka bërë Griezmannit një tjetër ofertë javën e kaluar, kësaj radhe më shumë se 20 milionë euro”, tha Lama.
Por, sipas tij, lojtari ka kohë që ka vendosur të veshë fanellën e Barcelonës dhe se nuk do të ndërrojë për asgjë mendje.
“Më është konfirmuar se lojtari ka kohë që ka vendosur kalimin në Barcelonë, që në tetor dhe zyrtarizimi mund të ndodhë kur të përfundojë La Liga, nuk ka pasur guxim ta thotë më herët”.
Raportohet se marrëveshja mes Atleticos e Barcelonës mund të mbyllet për 115 milionë euro.