Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka dhënë informata për vizitën e delegacionit të Iowas.
Haradinaj në këtë mbledhje ka përmendur takime me zyrtarë të Kosovës si dhe ushtrimin e përbashkët me FSK-në, raporton lajmi.net.
Ai ka shtuar se është nder dhe respekt për Kosovën raportet me shtetin e Iowas, ndërkaq ka bërë të ditur që numri i përgjithshëm i këtij delegacioni ishte 112 ndërkaq që 50 prej tyre ishin ushtarë të kësaj garde.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka filluar në ora 11:00.