Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve në Spitalin e Pejës.

Kjo pasi sigurimi ka njoftuar se në atë lokacion është hasur një pako e dyshimtë, transmeton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibra.