Vazhdon të jetë i pranishëm fenomeni i vjedhjeve të kapakëve të pusetave.
Shumë rrugë kryesore të Podujevës si dhe ato dytësore tashmë kanë mungesë të kapakëve të pusetave, raporton Llapi.info
Përgjatë rrugës “Vëllezërit Frashëri” e cila lidhet me rrugën “Zahir Pajaziti” ka mungesë të shumtë të kapakëve. Hiç më mirë nuk është gjendja as në rrugën “Skënderbeu” si dhe rruga “Ali Ajeti” në Podujevë.
Banorët përgjatë rrugës “Vëllezërit Frashëri” kërkojnë zgjidhje pasi që mungesa e kapakëve është shndërruar në rrezik serioz për ta.
Në po këtë rrugë ka ndodhur që në mungesë të kapakëve të vendosen edhe dritare, kështu duke penguar qarkullimin normal të automjeteve.
Në anën tjetër zyrtarët komunalë të Podujevës kanë thënë për Llapi.info se është zgjedhur kompania e cila bën sanimin e tyre.
“Komuna ka përzgjedhur operatorin për mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimit. Kjo kompani tashmë ka filluar punën dhe përveç sanimit të problemeve në rrjet të kanalizimit do të intervenojë edhe në vendosjen e kapakëve të pusetave, atje ku mungojnë dhe zëvendësimin e kapakëve të dëmtuar.” ka thënë Nazmi Elezi.
Tutje Elezi shtoi se vjedhja e kapakëve të pusetave, vazhdon të jetë dukuri shqetësuese nëpër rrugët e Podujevës. /Llapi.info