Është duke iu pamundësuar hyrja e nxënësve në shkollën “Shaban Shala” në Podujevë nga shitësit të pemëve dhe perimeve, raporton Llapi.info
Në bazë të disa fotove të siguruara nga Llapi.info shihet se përballë derës së shkollës fillore si dhe i gjithë trotuari në këtë pjesë është i bllokuar nga produktet e shitësve.
Ndërsa, edhe pse Tregu i Gjelbërt është ndërtuar që një kohë të gjatë për këta shitës vazhdon të jetë i mbyllur.
Ndërkohë nxënësit e dy shkollave fillore “Shaban Shala” dhe “Naim Frashëri” vazhdojnë të jenë të rrezikuar pasi çdo ditë për të shmangur këtë pjesë dalin në rrugë e cila është e paraparë për vetura./Llapi.info