Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit, njofton Llapi.info
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, VV iu uron agjërim të lehtë, solidaritet dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
“Besimtare dhe besimtarë myslimanë, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me rastin e fillimit të muajt të shenjtë të Ramazanit, i uron të gjithë besimtarët myslimanë! Iu dëshirojmë agjërim të lehtë, solidaritet dhe mirëkuptim të ndërsjellë.” thuhet në urimin e kësaj partie.