Llapi i cili edhe këtë vit dështoi që të marrë pjesë në garat evropiane, tashmë nuk mund të ankohet për infrastrukturën të cilën e kishte vite më parë.
Tribunat e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’ të cilat ishin në gjendje të mjerueshme e të rrezikshme për shikuesit, tashmë kanë marrë një pamje krejtësisht tjetër, shkruan Llapi.info.
E gjithë kjo, falë punimeve e investimeve të bëra nga ministria e Sportit së bashku me Komunën e Podujevës.
Këto investime dhe ndryshimi i infrastrukturës përveç kryesisë së klubit, po u pëlqejnë edhe tifozëve të cilët tashmë mund ta shikojnë lirshëm një përballje të klubit të tyre të zemrës./Llapi.info