Kancelarja gjermane, Angela Merkel në kuadër të Samitit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka takuar sot Presidentin e vendit Hashim Thaçin si dhe Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi i tyre ka ndodhur pas realizimit të fotografisë familjare të Samitit të Sofjes, në të cilën u panë të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje ku nikoqir kishte Kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov..