Nënkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari priti në takim menxherin e projektit të DEMOS, Prend Krasniqi, me të cilin finalizuan marrëveshjen e bashkëpunimit të Grantit të Performancës.

Në takimin e nënkryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, me përfaqësuesin e
DEMOS-it, e ku prezent ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Isuf Latifi, u diskutua për rëndësinë e projekteve të cilat janë planifikuar të realizohen në kuadër të këtij partneriteti

Rudari tha se në kuadër të kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit me MAPL dhe DEMOS, kemi planifikuar që një pjesë e granit të shkojë në vazhdimin e ndërtimit të shtratit të lumit Llap, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për rregullimin dhe gjelbrimin e hapsirave publike.

Ndërsa, përfaqësuesi i DEMOS, Prend Krasniqi shprehu i gatshëm për të bashkëpunuar me institucionet komunale për realizim sa më të suksesshëm të projekteve të planifikuara me Grantin e Performancës.

Komuna e Podujevës, falë performancës së mirë, është përfituese e një granti në vlerë prej 136,651 euro nga projekti i DEMOS-it, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).