Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore “Përvojat e Ballkanit, mësime për Ukrainën”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Hoxhaj tha se Ukraina duhet të inkorporojë mësimet e marra nga përvojat e Ballkanit, në mënyrë që të gjejë zgjidhjen e duhur.
“Ne jemi krenarë me procesin e shtet-ndërtimit tonë. Jemi shembull në integrimin e komunitetit serb në nivel qëndror dhe lokal, duke u dhënë të drejta që nuk krahasohen me asnjë komunitet pakicë në Evropë”.
Zëvendëskryemnistri është ndalur tek njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Ukrainës e cila ende nuk ka ndodhur.
“Paqja dhe dialogu në Ukrainë janë të rëndësishme edhe për paqen në Ballkan. Kosova është sjellë me qartësi strategjike duke dënuar ngjarjet e marsit të vitit 2014 dhe ka vendosur sanksione kundër Rusisë, duke iu bashkëngjitur aleatëve perëndimor. Përkundër kësaj, Ukraina deri më tani nuk e ka njohur Kosovën, por është fshehur duke hezituar të marrë qëndrim. Njohja e Kosovës nga Ukraina është në interes të të dyja vendeve”.
Hoxhaj foli edhe për dialogun Kosovë–Serbi, duke thënë se për Kosovën ka një qëllim nga ky dialog, dhe ai qëllim është njohja e ndërsjellët.