Nikoqiri i Samitit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri bullgar, Boyko Borissov gjatë tërë ditës ka postuar takime të ndryshme në profilin e tij në Twitter.

Por një vëmendje më të madhe i ka kushtuar takimeve që ka pasur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Borissov në këtë foto të përbashkët ka shkruar “Të bashkuar, ne qëndrojmë më të fortë”. Kryeministri bullgar gjatë tërë ditës së djeshme është parë në përpjekje për të afruar presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë së bashku.