Përroska e cila gjendet nën rrugën ‘Skënderbeu’ në Podujevë, vazhdon të jetë me pak ujë por e vërshuar nga mbeturinat, raporton Llapi.info

Kjo përroskë tash e një kohë të gjatë përveç që qëndron me mbeturina, edhe barishtet e therrat thuajse kanë filluar të dalin mbi rrugë.

Banorët e kësaj ane thonë se kjo gjendje është për shumë kohë, dhe se mos investimi në këtë urë, po bën që shumë herë, lagjja të ketë vërshime kur ka të reshura.

Në anën tjetër, sipas zyrtarit për informim në Komunën e Podujevës Nazmi Elezi, do të fillojnë punimet për zgjerimin e kësaj përroske.

Ndërsa, sa i përket deponive ilegale, Elezi shtoi se është zgjedhur kompania e cila bën zhdukjen e tyre.

“Është përzgjedhur operatori për eliminimin e deponive ilegale dhe brenda pak ditësh kompania e përzgjedhur do të fillojë punën në eliminimi e të gjitha deponive në territorin e Komunës sonë.” ka thënë ai për Llapi.info

Ndryshe, në shumë lagje të Podujevës është raportuar për deponi ilegale./Llapi.info