Kanë mbetur vetëm edhe tri përballje dhe për të përfunduar kështu edhe xhiroja e fundit e Vala Superligës në futboll.

Ajo që deri bie në sy deri mëtani është se sulmuesit më aktiv të këtij kampionati kanë qenë ata të dy ekipeve të cilat renditen në pozitën e tretë dhe të katërt të tabelës, shkruan Llapi.info

Mirlind Daku i skuadrës së Llapit dhe Oto John i Trepçës ’89, janë golashënuesit më të mirë të këtij sezoni.

Me nga 17 gola të shënuar,  që të dy edhe kanë përfunduar punë për këtë sezon. Ani pse kanë mbetur edhe disa përballje për tu luajtur në Superligë, tejkalimi me gola të shënuar nga ndonjë sulmues i skuadrave të cilat kanë edhe nga një ndeshje për ta zhvilluar është thuajse i pa mundur.

Kastriot Rexhës, i cili ka 13 gola me skuadrën e Dritës, i duhen edhe 5 gola ndaj Prishtinës për tu bërë golashënuesi më i mirë i sezonit.

Pas tyre futbollistët që e përmbyllin top 5 janë edhe Artur Magani i Lirisë me 13 gola dhe Genc Hamiti i Drenicës me 10 sosh./Llapi.info