Policia e Kosovës në raportin ditor bën të ditur se dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është raportuar se pas një zënke janë rrahur në mes vete katër të dyshuar, njofton Llapi.info

Gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar i është gjetur dhe konfiskuar një shufër gome.

Sipas PK-së, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar./Llapi.info