Gjatë ditës së diel në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, janë kryer gjithsej 21 lindje.

Një prej nënave ka sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.

Në raportin e klinikës janë shënuar 13 bebe vajza dhe nëntë djem.

Me operacion cezarian kanë kryer lindjen shtatë nëna, ndërsa tetë gra kanë lindur fëmijë për herë të parë.