Të paktën një person e ka humbur jetën ndërsa 16 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentimit të një autobusi me pasagjerë në qytetin perëndimor të Turqisë, Kutahya, raporton Anadolu Agency.
Sipas informacioneve të marra, autobusi me pasagjerë ka rënë në humnerë në autostradën Kutahya-Eskisehir.
Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i autoambulancave. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.