Hiç më pak se 11 milionë euro pritet të shpenzohen gjatë tre viteve në vijim vetëm për uniformat e Policisë së Kosovës.

Përmes një tenderi publik, Policia e Kosovës tashmë ka rekomanduar për kontratë konsurciumin “Steda Kosova&Empreus”.

Por, burime të besueshme të gazetës “Zëri” brenda këtij institucioni bëjnë të ditur se gjatë këtij procesi ka pasur parregullësi.

Gazeta ka kërkuar të dhëna të detajuara për këtë proces prokurimi nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.

Në një përgjigje me shkrim të këtij institucioni, bëhet e ditur se në këtë proces prokurimi në vlerën milionëshe kanë aplikuar tri kompani, të cilat i kanë zyrtarizuar me emra.

“Në këtë proces prokurimi kanë aplikuar 3 kompani. Grupi i Operatorëve Ekonomik: “Sinergija MCI’, ‘PREVENT DELOZA’, ‘Marsi & Al’ grup i operatorëve ekonomik: ” Steda Kosova ” SH.P.K.; ” EMPREUS ” SH.P.K, Grup i Operatorëve Ekonomik: ” RELOAD ” SH.P.K.; “KOTEKS”, theksohet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë.

Kontrata 11 milionëshe e Policisë me grupin e operatorëve ekonomik “Steda Kosova ” dhe ” EMPREUS”, pritet të nënshkruhet pas afatit kohor të ankesave.

Të paktën kështu po thonë në (PK).

“Grup i Operatorëve Ekonomik: ” Steda Kosova ” SH.P.K.; ” EMPREUS ” SH.P.K. Kontrata pritet të nënshkruhet pas afatit kohor të ankesave”, bëhet e ditur tutje në përgjigjen me shkrim të këtij institucion.

Uniforma Standarde e Punës për Meshkuj

Kapela 13,000 copë

Këmisha me mëngë të shkurtra 39,000 copë

Këmisha me mëngë të gjata 39,000 copë

Pantallona të verës 19,500 copë

Pantallona të dimrit 19,500 copë

Kravata 39000 copë

Jakne e verës 6500 copë

Xhemperë 13000 copë

Jakne e Dimrit 6500 copë

Mbrojtësit e veshëve 13,000 copë

Uniforma Standarde e Punës për Femra

Kapela 3,000 copë

Këmisha me mëngë të shkurtra 9,000 copë

Këmisha me mëngë të gjata 9,000 copë

Pantallona të verës 4,500 copë

Pantallona të dimrit 4,500 copë

Kravata 9000 copë

Jakne e verës 1500 copë

Xhemperë 3000 copë

Jakne e Dimrit 1500 copë

Mbrojtësit e veshëve 3,000 copë

Uniforma Solemne për Meshkuj

Kapela 90 copë

Këmisha 700 copë

Pantallona 500 copë

Xhaketa 90 copë

Mantel 90 copë

Uniforma Solemne për Femra

Kapela 10 copë

Këmisha 60 copë

Fund 40 copë

Pantallona 40 copë

Xhaketa 10 copë

Mantel 10 copë

Uniforma e Nderit për Meshkuj

Kapela 10 copë

Këmisha 20 copë

Pantallona 20 copë

Xhaketa 10 copë

Dorëza 10 copë

Rripa për uniformat e nderit 350 copë

Uniforma e Nderit për Femra

Kapela 1 copë

Këmisha 1 copë

Fund 1 copë

Pantallona 1 copë

Xhaketa 1 copë

Dorëza 1 copë

Rripa për uniformat e nderit 1 copë