Një aksident i ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka qenë fatal për një të ri. Indeksonline mëson se nga aksidenti ka mbetur i vdekur, Valdrin Ademaj.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Llapnasellë rreth orës 01-30.
Vetura e tipit BMW ka humbur drejtimin duke u përplasur me një dyqan.
Indeksonline merr vesh se viktima është djali i zyrtarit të financave të prokurorimit në Istog, Gëzim Ademajt.