Seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahet ditën e nesërme është shtyre për një ditë tjetër. Ky vendim i ka mundësuar edhe njëherë Lidhjes Demokratike të Kosovës që të shpalosë pakënaqësitë duke kërkuar zgjedhje të reja.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kuvendi është bërë jofunksional dhe se i ka humbur kuptimi si institucioni më i lartë i shtetit.
“Seanca e nesërme e Kuvendit shtyhet. Kuvendi është bërë jo funksional. Kuvendit i ka humbur kuptimi, si institucioni me i larte i shtetit. Është urgjente funksionalizimi i institucioneve legjitime, përmes zgjedhjeve të lira e demokratike”, ka deklaruar Hoti përmes një shkrimi në Facebook./Insajderi.com