Lufti Haziri, kryetari i komunës së Gjilanit, i ka pritur lojtarët e Dritës të cilët janë bërë kampionë të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Keni qenë dhe mbeteni krenaria e qytetit – bëhuni gati për Europë, përvoja juaj atje do të jetë nder për gjithë Kosovën dhe gjithë shqiptarët”.
“Komuna do të jetë shtëpia juaj dhe do të ju qëndrojë prapa. Kriteret e UEFA-as i keni plotësuar dhe certifikimi juaj është veç formalitet”.
Haziri poashtu ka premtuar se shumë shpejt do të rregullohet edhe stadiumi i qytetit të Gjilanit.