Me përplasjen ndërmjet nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashi, tani po merret Prokuroria.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

Ai ka thënë se policia ka qëndruar në Kuvend ditën e hënë, por as Gashi e as Haliti nuk janë gjetur aty, derisa policia ka tentuar sërish t’i takojë të njëjtit gjatë kësaj dite, raporton KTV.

Beka ka thënë se ky rast është në fazën e parë të hetimeve.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, dhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, pas një përplasjeje fillimisht verbale, gati sa nuk u përfshinë në një konflikt fizik, derisa votohej për dy gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.