Trajneri i Llapit Tahir Batatina, është shprehur pas përfundimit të kampionatit në Vala Superligë, njofton Llapi.info

Batatina në një prononcim për Sport24 ka folur edhe për objektivat të klubit për edicionin e ardhshëm të garave.

“Kampionati sivjet ishte mjaftë i fortë dhe shumë i balancuar në mes skuadrave dhe mund të them lirisht se ky ishte kampionati më i fortë dhe më interesanti që nga paslufta. Objetivat tona janë që të mobilizohemi në maksimum dhe të synojmë katër pozitat e para, pasi para nesh do të kemi shumë ndeshje. Ne gjatë verës do të transferojmë disa futbollist, ky synimi ynë është që të sjellim në ekip, të forcohemi në sulm dhe në mbrojtje. Unë kam edhe një mesazh për të gjithë futbollistët e trevave të Llapit, që të kthehen për të mbrojtur ngjyrat e klubit nga “Zahir Pajaziti”, tha Batatina.