Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, njofton Llapi.info

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë e tipit “Mercedes” dhe një e tipit “Audi”.

Përveç dëmeve të materiale, sipas dëshmitarëve nuk ka persona të lënduar.

Nga ky aksident, në rrugën “Zahir Pajaziti” janë krijuar kolona të gjata./Llapi.info