Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka miratuar Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Me propozim të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, u diskutua për këtë pikë, shkruan Ekonomia Online.

Më 7 maj në këtë komision, Idriz Blakaj, Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës kishte thënë se vetëm pas miratimit të Ligjit për Komplekset Memoriale do të mund të ndërhyhet në Kullën e Jasharajve.

Ai kishte thënë se për konservim të kullës nevojiten 6 milionë euro dhe nuk mjaftojnë 100 mijë euro të ndara vite më parë.

Komisioni në rend dite ka edhe shqyrtimin e ndërtimeve pa leje.