Pionerët e klubit nga Podujeva, Llapi janë shpallur kampion në kuadër të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, njofton Llapi.info

Kurorëzimi me titullin kampion për pionerët, e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit.

“Llapi ka të ardhmen e sigurtë! U15 e Akademisë së Llapit dje u kurorëzuan me titullin Kampion në kuadër të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës. Pasi siguruan Playoffin si të parët e grupit, Pionerët me trajnerin Mehmet Agushi në finale të Playoffit mposhtën Ramiz Sadikun 2:0 dhe kështu ngritën trofeun e çmueshëm të Kampionit. Pasi fituan Titullin Kampion në LRFP, ardhmëria e Llapit synon edhe një trofe tjetër në sirtarin e vet ku më 29 maj do garojnë në nivel Kosove, si kampion i regjionit të Prishtinës. Ndërsa, Fatosët u renditen në 4shen e më të mirëve të Playoffit të LRFP-së!” thuhet në njoftim./Llapi.info

Fotografia e K.F. Llapi

Fotografia e K.F. Llapi

Fotografia e K.F. Llapi