Komuniteti i Transportit i Ballkanit Perëndimor në Beograd tashmë ka filluar të punojë dhe një nga projektet prioritare do të jetë ndërtimi i autostradës Nish-Merdare-Prishtinë.

Këtë e tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Ndërtimit Zorana Mihajloviq.

Ajo u tha gazetarëve se Komuniteti filloi punën në këshillin e parë ministror në Bruksel, pastaj me mbajtjen e Komitetit Drejtues në shkurt në Beograd dhe zgjedhja e drejtorëve dhe e anëtarëve të sekretariatit të përhershëm do të përfundojë së shpejti, ndërsa selia e saj do të jetë në Beograd.

Mihajloviq tha se Serbia po punon në projektin me prioritet për ndërtimin e autostradës Nish – Merdare – Prishtinë. “Nga të gjitha projektet e përbashkëta, të gjitha shkojnë përmes Serbisë dhe në të gjitha ato shkojmë para vendeve tjera”, tha ajo.