Nuk ka filluar funksionimi i Spitalit ashtu sic i pari i Podujevës, Agim Veliu ka paralajmëruar në rrjetin social Facebook. Në këtë Spital i cili do duhej që punën ta fillonte qe një kohë të gjatë, sot ka filluar të funksionalizohet vetëm reparti i Maternitetit, njofton Llapi.info.
Veliu ka shkruar se “kushtet në të cilat ka funksionuar deri më tani reparti i Maternitetit në QKMF, kanë qenë jo të mira, prandaj fillimisht në objektin e ri kemi bartur këtë repart”
Mirëpo, edhe përkundër kësaj, Veliu prapë nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të fillojë funksionalizimi i i tërësishëm i Spitalit, ani pse ai ka shkruar se mjetet për aparaturën e nevojshme janë ndarë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Në të ardhmen do t’i aktivizojmë edhe repartet e tjera bashkë me kompletimin e aparaturës së nevojshme, për të cilën edhe është ndarë buxhet nga Ministria e Shëndetësisë, që pritet të realizohet gjatë këtij viti.
Fillimi i punës së Spitalit të ri është një sukses dhe e arritur për shëndetësinë në Llap, prandaj jam i lumtur që përkundër vështirësive dhe propagandës së zhvilluar kemi arritur ta bëjmë Podujevën me spital, i cili do të ofrojë shërbime shëndetësore të nivelit bashkëkohor për pacientët.
Me funksionalizimin edhe të reparteve të tjera pacientët tanë nuk do të kenë nevojë të shkojnë në SHSKUK për të marrë shërbime shëndetësore spitalore, por ato do t’i marrin në Spitalin e Podujevës”, ka shkruar Veliu.
Ai ka thënë se ky objekt me rëndësi të veçantë për qytetarët tanë është ndërtuar me mjete nga buxheti i Komunës së Podujevë./Llapi.info