Një fëmijë i moshës tre vjeçare raportohet të ketë humbur jetën pasi është mbytur në një pishinë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Kavajë, ku fëmija ishte duke luajtur në pishinë dhe si pasojë nuk ka mundur dot që të shpëtojë nga lartësia e pishinës.
Trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku pritet që t’i bëhet dhe autopsia, shkruan gazeta Shekulli.
Fëmija mësohet se ka shoqëruar gjyshen që punonte në hotelin, në pishinën e të cilit ai do të humbiste edhe jetën.