Rruga e cila lidhë qytetin e Podujevës dhe fshatin Popovë, është bërë e rrezikshme për qarkullim. E gjithë kjo pasiqë njëra korsi e kësaj rruge është bllokuar tërësisht nga rrëshqitja e dheut, njofton Llapi.info. 

Banorët e fshatit Popovë thonë se gjendja e kësaj rruge është e njëjtë tashmë e dy muaj ani pse kanë informuar komunën për gjendjen e saj.

Edhe përkundër kësaj, ata thonë se kompania kontraktuese nuk ka intervenuar asnjëherë për largimin e dheut e cili ka bllokuar njërën korsi të rrugës./Llapi.info