Një qytetare e Çekisë e raportuar si e humbur nga autoritetet e këtij shteti është gjetur në Kosovë, saktësisht në qytetin e Pejës.

Ai ishte duke u mbajtur e mbyllur në një dhomë të shtëpisë, nga një shtetas i Kosovës, cili për këtë rast është arrestuar.

“Gjatë një pune hetimore është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti duke përdorur dhunë kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë në shtëpinë e tij viktimën femër shtetase të Çekisë e cila ishte e raportuar person i humbur nga autoritetet çeke”, thuhet në njoftim

Në posedim të personit të dyshuar sipas policisë, janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie 12 mm, një pistoletë 4.5 mm dhe një pushkë ajrore 5 mm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.