Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, konkretisht shoqata “Bereqeti”sot ka ndihmuar rreth 300 familje skamnore ma pako ushqimore në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas një njoftimi nga KBI, kjo ndihmesë është bërë e mundur nga donatorët e brendshëm si dhe nga dega e shoqatës “Bereqeti”.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, respektivisht dega e shoqatës Bereqeti që vepron në kuadër të këtij këshilli, ka shpërndarë ndihma për rreth 300 familje në nevojë të kësaj komune. Kjo ndihmesë është bërë e mundur nga donatorë të brendshëm si dhe nga dega qendrore e shoqatës Bereqeti në Prishtinë dhe përmbante 240 pako ushqimore, 2000 kg miell si dhe veshmbathje. Lista e familjeve që përfituan ndihmat është siguruar në bashkëpunim me drejtorinë për çështje sociale në komunën e Podujevës shoqatën e të hendikepuarve dhe organizatat të dalura nga lufta. Kryetari i Këshillit z. Osman Kurtolli s’bashku me koordinatorin e Bereqeti në Podujevë z. Kujtim Hyseni kanë prezantuar dhe shpërndarë ndihmat” thuhet në njoftimin e KBI-së.

Më tej sipas njoftimit vlera e ndarë për këtë aksion kap shifrën e rreth 13000 eurove.

“Vlera totale e këtyre ndihmave të ndara kap shumën 13000 Euro. Këshilli i Bashkësisë Islame falënderon donatorët dhe shoqatën Bereqeti që vepron në kuadër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për mbështetjen. P.S Për hire të respektit për familjet që përfituan, nuk e shohim te udhës publikimin e fotove te familjareve. Këshilli posedon tere dokumentacionin ne dosjen e vet ( KBI-PODUJEVE)” përfundon njoftimi./Llapi.info

Fotografia e Bashkesia Islame Podujevë

Fotografia e Bashkesia Islame Podujevë

Fotografia e Bashkesia Islame Podujevë