Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se Beogradi është i gatshëm në çdo kohë për të biseduar me shqiptarët rreth arritjes së një kompromisi, por përpara kësaj pret që marrëveshjet e Brukselit të përmbushen.

Këtë deklarata ai e bëri në një konferencë shtypi të mbajtur mbrëmë pas takimit me raportuesin për Serbinë në parlamentin Evropian, David McAllister.

Vuçiç shprehu dyshime se pala shqiptare kërkon të njëjtën gjë, sepse, siç tha ai, kryenegociatori ksoovar, Avni Arifi, tha se “atyre nuk iu bie ndërmend të humbasin kohë për të përmbushur marrëveshjet dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe”