Portieri nga Mitrovica, Arben Beqiri ka konfirmuar ndarjen me klubin e Llapit.
“Kontrata më ka skaduar me Llapin dhe pas bisedës që kam pasur me kryetarin Nexhat Dumnica, jemi dakorduar që t’i ndajmë rrugët. Dua ta falënderoj kryetarin e Llapit për respektin dhe korrektësinë ndaj meje. Klubit i dëshiroj suksese”, tha Beqiri për faqen Futbolli i Kosovës
I pyetur nëse ka oferta, Beqiri tha: “Kam oferta dhe në ditët në vijim do të vendosi për të ardhmen”.
Ky është largimi i dytë zyrtar te Llapit pas mbrojtësit, Xhuljan Turhani.