Edhe zyrtarisht sot ka filluar sezoni i vjeljes së mjaltit në Podujevë.

Kështu ka shkruar kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu i cili ka thënë se “këtë vit po e fillojmë me vjeljen e mjaltit të bagremit, ngase në trevën tonë kjo nuk ndodhë shpesh.”

“Duke iu dëshiruar vjelje të begatshme dhe mjaltë cilësor, kultivuesve llapjanë u premtova rritjen e mbështetjes për bletari, për ta bërë mjaltin e Llapit brend në vend dhe më gjerë.”, ka shkruar Veliu në Facebook, njofton Llapi.info.

Ai përveç kësaj ka thënë se ndihet i lumtur ngaqë Podujeva është komuna që më së shumti ka ofruar mbështetje për bletarinë në vend.

“Jam i lumtur që nga bletarët llapjanë kuptova që Podujeva është komuna që më së shumti ka ofruar mbështetje për bletarinë në vend”, ka përfunduar shkrimin e tij Veliu./Llapi.info