Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 34 aksidente trafiku prej të cilave 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 15 të tjera me dëme materiale.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë së dielës ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar 1 065 gjoba kundërvajtëse.