Llapi e ka marrë shumë seriozisht përforcimin e skuadrës për stinorin e ri. Skuadra e Tahir Batatinës, mbylli marrëveshjet me super futbollistët e Trepës’89, mesfushorin Fiton Hajdari, e portierin Bledar Hajdini, është në rrugë të mirë të marrë në gjirin e vet një tjetër emër të dëshmuar në futbollin e Kosovës, shkruan Korneri.net.

Llapi tani është pranë finalizimit të marrëveshjes me kapitenin e Vushtrrisë, Labinot Osmani i cili pritet të jetë prurja e re e llapjannëve.

Për sulmuesin vushtrrias që këtë edicion shkëlqeu në Ligën e Parë, ky mund të jetë rikthimi i dytë në Podujevë, pasi më heret ishte pjesë e Hysit.

Image result for labinot osmani

Përveç Osmanit Llapi, është duke punuar që skuadrën ta përforcojë edhe në disa pozita tjera kryesisht të repartit defanziv.