Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka përfunduar një takim me Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Thaçi ka thënë se ka pasur një takim jashtëzakonisht me Kurz.

“Austria ka qenë mbështetëse e fuqishme krijmit të shtetit të Kosovës dhe e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”.

“Diskutuam më Kurz që Austria do të jep përkrahjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Interpol si dhe për rrugën evropiane. Ishte një konfirmim që do të ndodhë kjo mbështetje sepse Kosova ka plotësuar 95 kriteret nevojshme të kërkuara nga Komisioni Evropian”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Nga 1 korriku, Austria do ta merr kryesimin e Presidencës së BE, ku dhe do të ketë ndikim dhe rol të rëndësishëm edhe nga Kurz edhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Ishte nj zotim i fort që do të merr rolin që i takon, do të na inkurajoj që Kosova të jetë unike në këtë proces. Do të ketë një “Win-Win” për dy vendet tona ku do të jenë pjesë e BE-së dhe në fund të procesit do të ndodhë njohja reciproke dhe antërsimi i Kosovës në të gjitha organizata ndërkombëtare”.