Në varrezat e fshtatit Revuçë të Podujevës, sot i është dhënë lamtumira e fundit, veprimtarit të LDK-së, Driton Uka, njofton Llapi.info
Në ceremoninë e varrimit ishin familjarë, miq, bashkëpunëtorë e qytetarë të shumtë.
Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë e shkuarja e Dritonit është humbje e madhe për familjen, fshatin dhe për Llapin në përgjithësi.
“Sot i dhamë lamtumirën e fundit mikut, bashkëpunëtorit dhe veprimtarit të LDK-së, intelektualit dhe farmacistit llapjan, Driton Uka. E gjithë jeta e Dritonit u karakterizua me angazhim, sakrificë e përkushtim në mbështetje të familjes, Bashkësisë Lokale të Kërpimehut dhe Llapit në përgjithësi. Ishte humanist i madh, që u angazhua në shumë programe, për të mirën e qytetarëve. Shkuarja e tij hershme në amshim është humbje e madhe për familjen, fshatin dhe për Llapin në përgjithësi.
I përjetshëm kujtimi për Dritonin!
Dritë pastë shpirti i tij!” ka shkruar Veliu./Llapi.info