Gjatë ditës së sotme gjatë hyrjes në territorin e Serbisë nga kufiri në Merdare, këngëtarja Eliza Hoxha është maltretuar nga policët serbë të cilët ia kanë kontrolluar në detaje materialet që ajo barte.

Ishte ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, që ka marrë personalisht vendimin që fotoja “skandaloze”, sic e quan Novosti, që ishte dedikuar të ishte pjesë e ekspozitës në Festivalin “Mirdita, dobar dan” në Beograd.

Sipas urdhrit të ndalimit thuhet se Serbia nuk do të lejonte futja e fotografive me pankarta me mbishkrimin “UÇK”, me arsyetimin se “nën mantelin e artit është dashur të promovohet organizata terroriste”, respektivisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Vendimin e mori personalisht ministri Stefanoviq, ndërsa bëhet fjalë për fotografi në të cilën shihet transparent i UÇK-së terroriste”, thonë nga MUP-i serb.

Edicioni i pestë i manifestimit “Mirdita, dobar dan”, që mbahet në organizim të OJQ-së Të Rinjtë për të Drejtat e Njeriut, edhe sivjet hasi në reagime të shumta negative nga subjekte të ndryshme politike dhe qytetare serbe. /Lajmi.net/