Rruga e cila lidhë dy fshatra të komunës së Podujevës, atë të Ballocit dhe Lladocit, është duke u asfaltuar, njofton Llapi.info.

Kështu ka shkruar kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu i cili ka thënë se këto punime sot i ka përcjellë edhe për së afërmi.

“Sot përcolla nga afër punimet në asfaltimin e rrugës, e cila lidh fshatrat Balloc dhe Lladoc, si dhe disa rrugë të tjera në lagjet Sheholli, Kaçanolli dhe Tovërlani në fshatin Balloc”, ka shkruar Veliu.