Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate në Podujevë Xhemajl Hasani ka reaguar pasi që sipas tij, urimet e shumta nga ata që bënë sot për Ditën e Fëmijëve s’kanë bërë asgjë për ta, njofton Llapi.info
Këto komente Hasani i ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Per 20 vite rresht nuk kenë në gjendje qe se paku 10 euro pension ti dedikojn nje femiju të vogël nga mosha 0-18.” ka shkruar ai.
Më poshtë postimi i plotë
Po fillojë këtë shkrim me një thënje të një dietari i cili thotë : se nëse fjalët nuk përputhen me vepra ato mbeten vetëm fjalë dhe lirisht mundesh të mos ju besosh fjalëve të atyre njerëzve.
Krejt qka deshta të themë është që sot me rastin e ditës botërore të fëmijëve qarkulluan nëpër rrjetet sociale urime të shumta dhe fjalët më të mira nga ata që nuk bene asnëjhere asgje të mirë për fëmijët.
Per 20 vite rresht nuk kenë në gjendje qe se paku 10 euro pension ti dedikojn nje femiju te vogel nga mosha 0-18.
Urimet e tyre sot ishin vetem fjalë të thëna .
(Nga e thena në të bërë është një detë i tërë)
Urime femije e ju ndihmoft Zoti.