Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell, kurse pasdite pritet të bie shi.
Temperatura më e lartë e ditës do të jetë nga 28 në 31 gradë. Në ditët në vijim, pritet që mbi vendin tonë të mbajë mot i ndryshueshëm.
Ky mot do të ndikojë te shumica e pacientëve me sëmundje kronike.
Kujdes i veçantë këshillohet për pacientët e zemrës dhe astmatikët.
Reagimet meteoropatike janë të mundshme në formën e nervozizmit, lodhjes dhe dhimbjes së kokës.
Rekomandohet të zvogëlohet aktiviteti, si dhe mbrojtja adekuate nga rrezatimi me rrezeve ultraviolete, sidomos në pjesën më të nxehtë të ditës.