Një person i nacionalitetit shqiptar nga rajoni i Gjilanit është gjetur, pasi që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Ky i fundit u gjet në Ferizaj, ku disa qytetarë të këtij qytetit e kanë gjetur pa ndjenja. Më pas viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Ferizajt.

Në raportin e 24 orësh të policisë, thuhet se personi ishte larguar nga shtëpia pasi që kishte humbur një shumë prej 10.000 eurosh në lojërat e fatit.