Chelsea është duke bërë gati një ofertë për Anthony Martial, që me shumë gjasë do të largohet nga Manchester United gjatë verës.

Roman Abramovich ka vendosur të harxhojë shuma të mëdha parash, ndërsa vazhdon të mbetet e paqartë e ardhmja e Antonio Conte.

Blutë po ashtu janë të shqetësuar për Eden Hazard, që është cak i Real Madrid dhe mund të ikë nga Stamford Bridge në fund të edicionit.

Për Martial interesim kanë shprehur edhe Juventus e Tottenham Hotspur, ndërsa çmimi i tij besohet të jetë rreth 50 milionë euro.