Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se opinionit publik po i servohen tema triviale.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se manipulantët kanë vendosur formën në krye të vlerave.

Postimi i plotë i Muratit:

“Ka kohë që opinionit publik, qoftë nga politikanët, qoftë nga mediat, i servohen dhe imponohen jo pa qëllim tema triviale. Paramendojeni, në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet se kush do t’i udhëheq bisedimet. Manipulantët në këtë shoqëri kanë vendosur formën në krye të vlerave shoqërore dhe e kanë zhvendosur përmbajtjen në margjina të shoqërisë”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/