Izraeli ka nisur sot një seri sulmesh të reja ajrore mbi pozicionet palestineze në Rripin e Gazas.

Sipas raportimeve sulmet vijë si përgjigje ndaj zjarrit raketor nga enklava, njofton Klan Kosova.

Avionët luftarakë izraelitë goditën të paktën 15 objektiva që i përkisnin krahut të armatosur të Hamasit, Brigadave të Al Qassam, tha ushtria izraelite herët të dielën.

Nuk pati raportime për të plagosur.